Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Pejë, vdes një 55 vjeçar

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel,

Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.