Një person nga Peja tentoi të i japë fund jetës, përfundon i lënduar në QKUK

Një rast i rëndë është shënuar mbrëmë rreth orës 21:00, në qytetin e Pejës, ku një person ka tentuar t’i jap fund jetës.

Rasti është raportuar në Polici nga familjarët, ndërsa në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët fatmirësisht e kanë gjetur personin vetëm të lënduar nga një mjet i mprehtë, thikë.

Sipas informacioneve të para, personi është mashkull, rreth 43 vjeçar, dhe pas lëndimeve që ka marrë po trajtohet në QKUK