Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Suharekë Detaje:

Klina.info pak më parë raportoi se sot rreth orës 10:55 ka ndodhur një vetaksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës,

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, i cili tha se një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren.

Nërsa, tani ai tha për Gazetën se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

“Info shtesë: Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetaksidentit njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, tha ai.