Një grua raportohet e zhdukur në Deçan

Një grua është raportuar e zhdukur në Deçan. Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Sipas raportuesit, ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.