Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e raundit të tretë të natës së sotme

Sonte nis raundi i tretë i fazës grupore të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023-24.

Në program sonte janë grupet A, B, C dhe D.

Dy sfida do të zhvillohen nga ora 18:45, dhe me gjashtë të tjerat nga ora 21:00.

Bayerni do ta vizitojë skuadrën turke Galatasaray, kurse Interi e pret në Meazza skuadrën e Salzburg.

Ndërkohë, Real Madridi do të udhëtojë drejt Portugalisë ku do të takohet me Bragën. Madrilenët i prijnë tabelës së grupit C, me dy fitore pas dy xhirove të para.

Manchester United do ta mirëpresë në Old Trafford skuadrën e Copenhagen, në një duel kyç për djajtë ku i duhet patjetër fitorja. Anglezët janë pa fitore në këtë fazë grupore deri tani, me dy humbje të njëpasnjëshme, ndaj Bayern dhe Galatasaray.

Në grupin B, Arsenali udhëton drejt Andaluzisë, ku takohet me Sevillan. ‘Topçinjtë’ humbën ndeshjen e fundit ndaj skuadrës së Lens, dhe qëndrojnë në pozitën e dytë në tabelë me 3 pikë, pas fitores në xhiron e parë ndaj PSV-së në shtëpi. Lens kryeson me 4 pikë të mbledhura, kurse Sevilla gjendet e treta me dy pikë.

Këto janë të gjitha duelet e natës së sotme:

Galatasaray vs. Bayern

Inter vs. RB Salzburg

Man Utd vs. Copenhagen

Lens vs. PSV

Sevilla vs. Arsenal

Union Berlin vs. Napoli

Braga vs. Real Madrid

Benfica vs. Real Sociedad