Tentoi ta mbyste ish-gruan, gjykata në Zvicër ia ashpërson dënimin kosovarit

10 vjet burgim në vend të shtatë vjet e gjysmë. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e kantonit të Bernit në Zvicër.

Kjo pasi një burrë nga Kosova, akuzohet se ka tentuar ta vriste ish-gruan e tij. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2021 në Brugg.

Kosovari kishte tentuar që ta ngulfaste ish-gruan me rrip. Burri nuk e kishte pranuar aktgjykimin e Gjykatës Rajonale të Jura Seeland.

Ai ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e kjo e fundit ia ka rritur dënimin atij. Por, kjo nuk mbaroi me kaq.

Burri nga Kosova do të duhet të paguajë, shkruajnë mediat zvicerane.

Gjykata i ka caktuar atij një gjobë prej 4 mijë e 500 frangash ( 4 mijë e 700 euro), dëmshpërblim 1 mijë e 800 frangash (1 mijë e 887 euro) dhe 20 mijë franga (20 mijë e 969 euro) dëmshpërblim si satisfaksion për ish-gruan.