Një e mitur largohet nga strehimorja në Klinë

Një e mitur është larguar nga strehimorja dhe nuk dihet se ku gjendet.

Rasti ka ndodhur në fshatin Klinafc të Klinës, të shtunën rreth orës 08:40.

“Nga strehimorja është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga strehimorja dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë