Një burrë gjuan 7-8 plumba brenda odës (VIDEO)

Mbledhjet e burrave nëpër odat e Kosovës thuajse asnjëherë nuk kalojnë pa ndonjë skandal, sidomos për gjuajtjet me armë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një odë kosovare, ku dëgjohet muzika me sharkia.

Portali Jepi zë ka publikuar një video, ku shihet një person duke gjuajtur me armë, por që plumbat nuk u shkrepën në qiell si zakonisht, por në tepihun e një ode,

Siç shihet një video që është duke qarkulluar në internet, burri drejton armën nga toka dhe e shkrep 7-8 herë.