Milan pas Kristjan Asllanit

Milani ka shprehur interesim për mesfushorin e Empolit, Kristjan Asllani.

Siç raportojnë mediat italiane, Milani dëshiron që me patjetër ta transferojë reprezentuesin shqiptar, i cili është duke shkëlqyer këtë sezon në Serie A.

Rossonerët janë gati të ofrojnë deri në 10 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Asllanit.

Për Asllanin nuk mungon interesimi nga shumë klube evropiane, duke përfshirë Manchester Cityn dhe Juventusin.

Milani dëshiron që pas transferimit ta lërë në huazim edhe për vitin tjetër.

Rossonerët nuk janë të interesuar vetëm për Asllanin, ata kanë shprehur interesim edhe për tjetrin reprezentues shqiptar që luan te Empoli, i cili është Nedim Bajrami, që ka shpërthyer me gola dhe asiste në Serie A.