Zenun Elezaj pret në takim Ministrin, Elbert Krasniqi

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me nënkryetaren e komunës, Marqe Tanushi Selmanaj, komandantin e stacionit të policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, kanë pritur në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi bashkë me bashkëpunëtorë të tij.

Kryetari Elezaj gjatë këtij takimi falënderoi ministrin Krasniqi për vizitën dhe e informoi për projektet të cilat do të realizohen këtë vit me vetëfinancim dhe projektet të cilat janë të nevojshme të realizohen në komunën tonë, me prioritet të veçantë fillimi i projektit të transitit dhe rrethrrotullimit në udhëkryqin Klinë – Gjakovë, për të cilat kërkoi edhe mbështetje nga ministria që ai drejton.

Ministri Krasniqi është zotuar që kërkesat e Komunës së Klinës, për mbështetje financiare për realizimin e disa projekteve kapitale do të shqyrtohen me kujdes të veçantë dhe se disa nga këto projekte të planifikuara do të marrin mbështetje financiare.