Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 15-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 15-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme u zhvillua në gjilan, ku Drita barazoi me Ballkanin me rezultat 2-2,

Në ndeshjen tjetër në Podujevë, Llapi u mposht nga Ferizaji me rezultat 2-1.

Ditën e djeshme janë zhvilluar edhe tre ndeshje tjera ku Prishtina dhe Gjilani u ndan baraz 2-2.
Dukagjini mposhti në shtëpi Malishevën me rezultat të thellë 4-0 ndërsa Trepça ’89 fitoi 1-0 me Drenicën.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 31 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 27 pikë.

Gjiilani renditet në vendin e tretë me 22 pikë, një më shumë se skuadra e Prishtinës.

Në tre pozitat e fundit renditen Dukagjini dhe Trepça ’89 me 15 pikë dhe Ferizaji me 12 pikë.