Një aksident i rëndë mes një kamioni të zjarrfiksave dhe një mini-kamioni tjeter

Një aksident i rëndë mes një kamioni të zjarrfiksave dhe një mini-kamioni tjeter ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës 27 Prilli dhe rrugës Martirët e Kombit ( rrugë kryesore)

Fatmirësisht nuk ka viktima me fatalitet , dy shoferat janë lënduar rëndë por mësojmë se janë jashtë rrezikut për jetë.

E kjo shumë shumë fal reagimit të shpejt të banorëve përreth, kalimtarëve të rastit, reagim të shpejt në vend ngjarje edhe policia bashkë me ndihmen e shpejt!🙏👏👏

Mos përdorni telefona gjatë vozitjes.
Mos dilni pa mjet të regjistuar!
Nese makina juaj nuk ka frena, mos dilni.
Në udhkryqe, ndaluni bre! Çka gjithë kjo nguti?