Fshatrat lindore të Klinës pa energji elektrike që nga dje, banorët kërkojnë zgjidhje urgjente

Disa fshatra lindore të Komunës së Klinës, përfshirë Jashanicën, Ujmirin,Gjurgjevik madhadhe të tjerë, po përballen me mungesë të energjisë elektrike që nga dita e djeshme.

Banorët kanë kontaktuar redaksinë tonë, duke shprehur shqetësimin e madh për mungesën e rrymës, e cila po u shkakton dëme në pajisje shtëpiake dhe po ndikon rëndë në bizneset lokale.

“Mungesa e rrymës po na dëmton shumë, po na prishin pajisjet elektrike dhe po na ndalet puna në biznese. Kemi bërë kërkesa të shumta, por ende s’kemi marrë përgjigje,” ka thënë një banor i zonës për Klina Info.
Sipas informacioneve që kemi marrë, mungesa e energjisë është shkaktuar nga dëmtimet në rrjetin elektrik pas erërave të forta që kanë goditur rajonin.

Në disa raste janë raportuar edhe zjarre, që mendohet të kenë ndikuar në prishjen e infrastrukturës elektrike.
Banorët kërkojnë nga organet kompetente që të reagojnë sa më parë dhe të rikthejnë furnizimin me energji elektrike, për të shmangur dëme të mëtejshme dhe për të rikthyer normalitetin në këto zona./Klina info/