Nesër në orën 13:00 nis Manifestimi Tradicional Letrar “Ora e Tahir Deskut”

Në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me 07.09.2022 në orën 13:00 organizon Manifestimin Tradicional Letrar “Ora e Tahir Deskut”.

Ky manifestim mbahet në shenjë përkujtimi dhe nderimi për shkrimtarin dhe reporterin e shquar të luftës së UÇK-së, Tahir Desku.

Ngjarja mbahet në Sallën e Asamblesë Komunale në Klinë./Klina info/