Nesër moti i vranët dhe me temperatura deri në -8 gradë në Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vend do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.

Sipas IHMK-së vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius.” thuhet në njoftimin e Institutit.

Gjithashtu parashihet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.