Situatë e jashtëzakonshme në Premier League: Lojtarët evakuohen nga stadiumi

Është ndërprerë ndeshja mes Brentford dhe Wolverhampton Wanderers.

Takimi mes Brentford dhe Wolverhampton Wanderers është ndërprerë për pak kohë, pas një situate të jashtëzakonshme.

Mbi stadiumin e Brentford ka fluturuar një dron dhe kësisoj lojtarët janë ftuar të lirojnë fushën, përcjell lajmi.net.Droni nuk përçonte ndonjë mesazh ose diçka tjetër, vetëm sillej mbi stadium.Gjatë kohës kur ndeshja u ndërpre, rezultati ishte 0:0.