Policia në veri tërheqë disa thasë me zallë që ishin përdorur për barrikadat në Rudarë

Policia e Kosovës në veri ka njoftuar se ka tërhequr disa thasë me zallë që në të kaluarën ishin përdorur për bllokimin e rrugëve atje.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë në veri të vendit.

“Kemi pasur informacione dhe kemi pranuar sërish informacione se në një objekt mund të ketë thasë të mbushur me zallë që janë përdorur në të kaluarën si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar te hyrja në Zveçan”, tha Elshani, shkruan Gazeta Sinjali.

“Janë tërheqë këta thasë dhe kemi pasur informacion se të njëjtat mund të përdoreshin sërish”, tregoi tutje Elshani

Ndryshe, bastisja ende nuk ka përfunduar.