Aksident në rrugën Drenas-Skenderaj, vdes një bashkatdhetar

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Drenas – Skenderaj, përkatësisht në fshatin Terstenik.

Viktima me inicialet A.D. është një bashkatdhetar nga Sllovenia, i cili gjendej me pushime në vendlindje.