Në kuadër të aktiviteteve sportive shkollore, në Klinë u organizua Krosi Pranveror

Sot në Klinë, është mbajtur Krosi Pranveror, i organizuar në kuadër të aktiviteteve sportive shkollore nga Shkolla Fillore “Motrat Qiriazi”, në Klinë.

Në këtë kros, ishte disiplina 1500m për meshkuj dhe 800 m për femra. Derisa të pranishëm në këtë ngjarje, ishin edhe stafi i mësimdhënësve, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Klinës, Fatjona Gashi, Policia dhe Ekipi i Ambulancës.

Vendin e parë nga meshkujt e mori nxënësi Zaim Ramaj, derisa në kategorinë e femrave, nxënësve Besiana Zogaj.