Kush është Prof.Dr. Dr.Lulzim Dragidella, kandidati më i shkolluar për Klinën?

Në zgjedhjet e fundit, të gjithë e dimë se LVV bëri befasi në nivel Qendror, duke fituar mbi 50% të votave. Por, ndodhi edhe ajo që pak kush e priste, në Komunën tonë LVV arriti të dilte partia e parë me mbi 5700 vota duke lënë poshtë partinë e dytë AAK-në.

Në këto zgjedhje, LVV synon të fitoj në Komunën e Klinës. Raportet e mira me mërgatën, sic duket LVV i kanë bërë një favor të madh, duke i japur një kuadro kësaj partie për Kandidat për Kryetar Komune.

Prof.Dr. Dr.Lulzim Dragidella, profesori me dy doktoratura, i cili është në prag të doktoraturës së tretë, i cili la Gjermaninë dhe universitetet prestigjioze ku ai ligjëron, vetëm për ti hyrë garës në Klinë.

Por, për të gjithë ata që nuk e njohin:

U lind me 02.12.1969 ne fshatin Gremnik te Klines dhe banon ne fshatin Zajm te Klines Klines. Ka perfunduar studimet universitare te Pedagogjise Sociale dhe te Punes Sociale ne Gjermani dhe Angli. I doktoruar ne fushen e sociologjise, shkencave politike dhe te shkencave arsimore ne Sllovaki, Poloni dhe Gjermani. Nje pervoje te gjate profesionale ne institucione te ndryshme sociale ne Gjermani si dhe nje pervoje te gjate ne fushen akademike si profesor i punes sociale ne Universitete te ndryshme ne Gjermani dhe ne Kosove. Kontribut te vecante ne themelimin e Departamentit te Punes Sociale ne vitin 2012 ne Kosove (Per here te pare ne historine e Kosoves ofrohen studimet e punes sociale) ku mbi 8 Vite ka udhehequr Departamentin e Punes Sociale ne Universitetin e Prishtines „Hasan Prishtina“. Aktualisht mba titullin e Profesorit nga Universiteti e Prishtine si dhe titullin e profesorit te dhene nga Ministria e Shkences e Landit Hessen ne Gjermani.

Nga viti 2009 i licencuar si interpret dhe perkthyes per gjuhen shqipe dhe ate serbe prane Gjykates se Qarkut ne Heilbronn.