Në Klinë qytetarët ankohen për punët “shkel e shko” të KEDS-it, këta të fundit premtojnë që rruga do të pastrohet

Në qytetin e Klinës disa qytetarë janë ankuar për punë, siç kanë thënë ata, të pandërgjegjshme të zyrtarëve të KEDS-it, raporton Klinainfo.
Në redaksinë e Gazetës kanë dërguar video ku shihet se pas punimeve të kryera, në rrugën që dërgon për në fshatin Dresnik, pranë lumit “Klina”, është lënë pa pastruar dheu, që po paraqet problem si për këmbësorët ashtu edhe për shoferët e automjeteve.
“Marum. Njerëz të pa ndërgjegjësohem. Ndreq punët e veta e prish asajde ka ecim na për ditë. Na s’jemi me nal punën askujt, por t ‘paktën të rikthejnë qysh u kan pak a shume”, ka thënë për Gazetën një qytetarë.
Gazeta ka kontaktuar me zyrtarë të KEDS-it në Pejë, të cilët kanë thënë se KEDS-i do të bëjë rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme./Klina.info/

SHARE