Në këto pika kufitare të Kosovës iu kërkohet testi negativ për Covid-19

Nëpër tri pika kufitare të daljes nga Kosova, po kërkohet testi negativ për Covid-19.

Kështu bëri të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), shkruan Indeksonline.

Sipas një tabele të publikuar nga QKMK, pika kufitare në Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit, pra pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, po kërkojnë test negativ për koronavirus.

Kujtojmë që Kosova dje shënoi numër rekord sa i përket të infektuarve me Covid-19, ku 214 persona rezultuan pozitivë./

SHARE