Për një ditë zhduken tri femra në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, tre persona janë raportuar të zhdukur,

Burime të Gazetës brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në rrugën “Fadil Morina” në Prizren, është zhdukur një femër për të cilën ka raportuar motra e saj.

Siç bëjnë të ditur këto burime ajo është larguar nga shtëpia dhe se nga ai moment nuk dihet ende asgjë për fatin e saj.

Rasti tjetër është në Podujevë, ku në Stacionin e Policisë në këtë qytet, një burrë është ankuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për vendndodhjen e saj.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Drenas, ku një infermiere në Shtëpinë Integruese ka raportuar së një grua që është e strehuar në këtë qendër është larguar dhe nuk dihet asgjë për të.