Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot pasdite rreth 5 hektarë tokë të mbjellë me grurë në fshatin Caravik të Klinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët lokalë.
Zjarri, i cili shpërtheu me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, ka shkatërruar tërësisht të mbjellat që priteshin të korrnin këtë verë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të pamundurën për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen në parcelat përreth. Sipas autoriteteve lokale, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha./Klina info/