Paratë e falsifikuara “vërshojnë” tregun e Kosovës – forenzika konfiskon nga 100 dhe 500 euro

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së mërkurë janë raportuar katër raste të monedhave të falsifikuara.

Sipas njoftimit, në dy raste që kanë ndodhur në Prishtinë është raportuar se në dy banka të ndryshme janë deponuar para 100 dhe 500 euro, të cilat janë konfiskuar nga forenzika.

Një rast tjetër ka ndodhur në Prizren, ku është raportuar se gjatë periudhës kohore 10.05.2022 deri 30.09.2022, në një bankomat ishin deponuar disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Shuma është gjithsej 375 euro e 50 cent. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar nga forenzika.

Ndërsa, në Gjakovë është raportuar se në një bankomat ishte deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet se është e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika.

Njoftimi i policisë:

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Prishtinë 26.10.2022. Është raportuar se me datë 13.10.2022 në një bankomat ishin deponuar nga një mashkull kosovar një kartëmonedhë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika.

Prishtinë 26.10.2022-15:30. Është raportuar se  dëshmitari mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt ka sjell në bankë një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga forenzika.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Prizren, 26.10.2022. Është raportuar se gjatë periudhës kohore 10.05.2022 deri 30.09.2022 në një bankomat ishin deponuar disa kartë monedhe që dyshohet të jenë të falsifikuar, shuma është gjithsej 375,50 euro. Monedhat e dyshuar janë konfiskuar nga forenzika.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Gjakovë 26.10.2022-12:30. Është raportuar se në një bankomat ishte deponuar një kartëmonedhe  prej 100  € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika.