Ndodh në Pejë, vodhi veturën që përdoret për bartjen e kufomave!

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që ai dyshohet se kishte vjedhur veturën e cila ishte përdorur për barjten e kufomave.

Vetura ishte në vendparkimin e Bashkësisë Islame në Pejës, derisa është vjedhur,

“VETURË E VJEDHUR E GJETUR- Rr. ‘Lidhja e Pejës’, Pejë 24.02.2021 – 04:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ai kishte vjedhur veturën, e cila kishte qenë në vendparkimin e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave. I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.