Ka ndërruar jetë edhe i riu 15-vjeçar Florant Murati Çeku, i cili ishte një nga të lënduarit rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi para disa ditësh në fshatin Treboviq të Pejës.
Fatkeqësisht, plagët e rënda që kishte pësuar rezultuan fatale dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. Ky është një tjetër lajm i rëndë që ka tronditur thellë jo vetëm familjen, por të gjithë komunitetin.
Pak ditë më parë, në të njëjtin aksident, humbi jetën edhe i riu tjetër, Metlind Neziri, vetëm 16 vjeç.
Detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura me kohë nga familja.