Ndalohet u.d i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt, dyshohet se mbushi veturën private me naftë me para të shtetit

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se e ka ndaluar për 48 orë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

“Dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj. Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore.