Ndahen edhe 5,4 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e së martës të shtojë edhe 5,4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i tarifave po bëhet në mënyrë që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

“Ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e që Përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë Murati.