NAIM MALOKU NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE

Naim Maloku, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, është shtruar në spital.

Në bazë të pamjeve që i ka publikuar i biri i tij, Migjeni, ai duket në gjendje të rëndë, shkruan AktivPress.

Migjeni është lutur që kjo të jetë e kaluar.

“Sikur shumë beteja në jetën tënde, edhe kjo qoftë e kalume baba jem”, ka shkruar Migjeni në llogarinë e tij në Facebook.

Naim Maloku, ka qenë i shtrirë në spital në Slloveni edhe muaj më parë.

Ai pati refuzuar të marrë mbështetje nga Qeveria për shërimin e tij.

Vetë kryeministri Haradinaj, pati treguar për këtë gjest të Malokut.

Arsyetimi i ushtarakut ka qenë se “parat janë të popullit të Kosovës dhe se i dhimbset”.

Muajin e kaluar Haradinaj e emëroi si këshilltar. Po atë ditë, ai e nderoi Malokun me Medaljen “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu”

SHARE