U zhduk nga 15 dhjetori, edhe policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 69-vjeçarit nga Klina

Para disa ditësh Gazeta raportoi se nga 15 dhjetori asgjë nuk dihet për fatin e 69-vjeçarit nga fshati Sferkë i Klinës, Kadri Sefer Gashit. Përveç familjes, edhe Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë Gashin.

Sipas Policisë, 69-vjeçari më 17 dhjetor, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë. Prej kur është larguar nga aty, asgjë nuk dihet për të.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.

Për çdo informacion luteni të kontaktoni në numrat e poshtëshënuar: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]