Moti sot

Sot në vendin tonë do të mbajë kryesisht mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta.