Fjalosje në Ujëmir të Klinës

Pasditën e sotme ka ndodhur një mosmarrëveshje mes banorëve në fshatin Ujëmir.

Siç mëson Klina info, mosmarrëveshja ka rrjedhë si pasojë e një pllake që po ndërtohet në atë fshat, ku në të janë shkruar emrat e dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, ndërsa problemi i tyre ishte rënditja e emrave në këtë pllakë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar të dyshimtit./Klina info/