Moti sot, vranësira, shi e rrufe

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius”, thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Temperaturat maksimale do të ngjajnë në Prizren dhe Gjakovë, 22 gradë Celsius, ndërkaq ato minimalet në Dragash, 12 gradë Celsius.