Aksion i ashpër i KRU “Hidrodrini”: Masa ndëshkuese për borxhlinjtë në pesë komuna Peje Kline istog Deqan

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti rajonal

Aksion i Inspektorëve ndaj konsumatorëve borxhlinjë

Inspektorët rajonal të kompanisë në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik, po vazhdojnë aksionin ndaj konsumatorëve borxhlinjë.

Të gjitha palët që nuk e kanë konsumuar mundësinë e kontratës së shërbimit me konsumatorin, mbi pagesën e borxheve të akumulauara do të ndëshkohen sipas ligjit.

Nga inspektorët po aplikohen masat në fuqi,

*ÇKYÇJE INDIVIDUALE,
*DËRGESË TEK PËRMBARUESI,
*FORMA TJERA LIGJORE.

Për vazhdimin e furnizimit sipas rregullave në fuqi, është I nevojshëm rregullimi i marrëdhënies kontraktuale me KRU “Hidrodrini”.

Mos-nënshkrimi i kontratës nënkupton refuzimin e këtyre shërbimeve.

Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë