Moti sot me shi e temperatura të ulëta

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri më 50 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova