Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar për sot mot me diell dhe pjesëisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
Sipas IHMK-së, indeksi UV mbetet i lartë pothuajse gjatë gjithë javës, prandaj kërkon të respektohen këshillat e IKSHP-së.