Mot i paqëndrueshëm edhe sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe sot.

Sipas institutit, të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, njofton Klan Kosova.

Temperaturat do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë pas.