Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme: Shi, orëve të pasdites edhe si rrebeshe dhe bubullima

14.05.2023 – Mot i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm parashihet edhe përgjatë javës së tretë të muajit maj.

Do të ketë më shumë vransira, por edhe periudha me diell, si dhe të reshura shiu kohëpaskohe, që orëve të pasdites mund të shfaqen edhe në formë rrebeshesh shiu me bubullima. Më pak gjasa për shi, për momentin, paraqiten ditën e premtë dhe në fundjavë.

Temperaturat do të jenë lehtazi nën vlera mesatare, me maksimale ndërmjet 16C e 20C, e ato minimale ndërmjet 9C e 13C.

Indeksi i cilësisë së ajrit, do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

15.05 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

16.05 – Kryesisht me vransira.  Paradite riga lokale shiu, e vonë pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.

17.05 – Intervale më të gjata me diell.  Pasdite më vonë rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.05 – Kryesisht me vransira, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave.

19.05 – Vransira të ndryshueshme me mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme të martën nga juglindja 9-17m/s, e nga dita e enjtë mesatare nga verilindja 5-10m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie nën vlera normale deri ditën e martë, më pas në rritje.