MINT me njoftim të ri, këto do të jenë çmimet e derivateve të naftës për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.

Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:

Produkti Dizel: 1.79 euro për litër;
Produkti Benzinë: 1.76 euro për litër;
Prokuti Gaz: 0.78 euro për litër.