Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina i pret si heronj yjet e saj

Skuadra e kombëtares argjentinase ka zbarkuar në shtëpi, në Buenos Aires në orët e para të mëngjesit të së martës.

Messi doli i pari nga avioni i pari me trofeun e dorë, i ndjekur nga skuadra e tij të cilët përshëndesin personat e pranishëm.

Kur autobusi u nis nga aeroporti, mjeti u rrethua menjëherë nga tifozët e shumtë të kombëtares. Videot e mëposhtme tregojnë autobusin i cili ecën ngadalë i shoqëruar nga një eskortë policie, dhe nga dhjetra njerëz të cilët brohorasin nga gëzimi.

E marta është shpallur festë kombëtare nga Argjentina.