A do të ketë bastisje në zyrat e VV-së, flasin nga partia e Albin Kurtit

Gjatë ditës së sotme pjesëtarët e EULEX-it kanë kryer bastisje në shtëpinë e Rexhep Selimit, ndërsa deri më tani nuk kanë ndonjë urdhëresë për bastisje në zyrat e Vetëvendosjes.

Zëdhënësi për media i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë për Gazetën Sinjali se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë urdhëresë nga misioni i EULEX-it apo Policia e Kosovës për bastisje në VV.

Rexhep Selimi dje është transferuar në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, EULEX-i ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. /