Mërgimtari dënohet me 1680 euro në kufirin e Kroacisë, për shkak që mori nga Kosova suxhuk dhe djath (Foto)

Një mërgimtar nga Kosova, u dënua dje në kufirin Serbi-Kroaci, me 1680 euro gjobë.

Ky dënim ndaj mërgimtarit, është shqiptuar pasi të njëjtit i janë zënë në makinë disa kilogramë suxhuk dhe djath, të cilat i kishte marrë në Kosovë, kur u nis rrugës për t’u kthyer në Gjermani.

Ai, u ka bërë thirrje të gjithë bashkë-atdhetarëve që të kenë kujdes që të mos marrin me vete produkte të mishit dhe të qumështit brenda mjeteve personale të transportit pasi që mund të kalojnë në të njëjtën situatë.

Ndonëse sipas rregullave ndalohet bartja e mishit dhe produkteve të qumështit brenda mjeteve personale të transportit, L. Krasniqi thotë se gjobat për këto produkte janë tepër të larta dhe të pashpjegueshme.

“I kisha lut’ edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Krasniqi.