Vritet nga policia një qytetar në Prizren

Një qytetar ka ndërruar jetë sonte në Prizren,

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se viktima po kërkohej që një kohë nga policia dhe për të njëjtin ishte lëshuar urdhër-arrest, së paku dy herë.

Tutje, burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se policia ishte informuar se i dyshuari mund të paraqiste rrezik gjatë arrestimit, pasi ishte shprehur kundër arrestimit dhe dyshohej se posedonte edhe armë zjarri.

Me rastin e ndërhyrjes së policisë, këta të fundit kanë përdorur forcën dhe më pas është shkrepur edhe me armë zjarri.

Fillimisht, i dyshuari është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë, merr vesh Gazeta Sinjali.

Shumë shpejt detaje të reja nga ky rast.