Arrestohet burri në Istog, sulmoi disa policë- njërin e bëri për spital

Policia njofton se dje në fshatin Gurrakoc të Istogut është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti i kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht viktimat meshkuj-zyrtarë policorë.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, njofton policia përmes raportit 24-orësh.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit ‘lirohet në procedurë të rregullt’, thuhet në njoftimin e policisë. /