Ende pa energji elektrike shumica e fshatrave të Klinës

Shumica e fshatrave të Klinës, nga dje janë pa energji elektrike.

Erërat e fuqishme kanë rrëzuar shumë shtylla elektrike, derisa Klina.info ka pyetur KEDS rreth këtij problemi, të cilët kanë thënë se janë duke punuar, pasi sipas tyre ka shumë dëme.

Ndryshe, shumë qytetarë të shqetësuar kanë dërguar mesazhe të shumta edhe në redaksinë e Klina.info duke kërkuar të intervenohet sa më shpejtë./Klina info/