Mëngjesi me diell, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Të mërkurën parashihet moti të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Në orët e pasdites, vranësirat mund të intensifikohen, duke sjellë reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen nga 8–13°C, kurse ato maksimale nga 22–27°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri lokalisht e fortë.