Mbi 42,000 euro u mblodhën në Xhamitë e Prizrenit për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Në aksionin e ditës së xhuma, të datës 29 Nëntor 2019, për ndihmë vëllezërve në Shqipëri, që janë goditur nga tërmeti, xhemati i Prizrenit, ka arritur të tubojë mjete financiare në shumë prej: 42,476.-€ (katërdhjetë e dy mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë euro).

Aksioni është organizuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.

Me të vërtetë, xhemati i Prizrenit, po edhe xhemati i Kosovës në përgjithësi, e kanë dhënë provimin e tyre, në ndihmë zonave të tërmetit në Shqipëri.

Ata, u organizuan në forma të ndryshme, individuale, familjare, shoqërore e institucionale dhe grumbulluan ndihma nga më të ndryshme.

Kujtojmë që nga tërmeti, vdiqën 52 persona, ndërsa mbetën të lënduar afër 1000 të tjerë.