Mbi 3 mijë e 100 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në vend vazhdojnë të jenë 3 mijë e 126 raste aktive.

Gjatë 24 orëshit të fundit janë shënuar 363 raste të reja me virusin COVID-19, teksa janë shëruar 413 pacientë, bën të ditur IKSHPK.

Ndërsa, numri total i dozave të administruara është 1 milion e 835 mijë e 361, ku brenda 24 orëve janë vaksinuar 60 persona.