INICIATIVË PËR EMËRIMIN E PALLATIT TË RINISË E SPORTEVE NË PRISHTINË ME EMRIN E HEROIT ADEM JASHARI

Ditë më parë është raportuar nga mediat për mirëmbajtjen jo të mirë të fotografisë portret të Heroit kombëtar Adem Jashari, e madhësisë 4m x 6m, e cila është e vendosur në hyrje të Pallatit të Rinisë e Sporteve që nga viti 2004 nga Federata e boksit e Kosovës dhe me këtë rast Kryetari i FboxK mori iniciativën për ndërrimin e fotografisë së dëmtuar nga koha më të re dhe kështu ndodhi. Vetëm dy ditë pasi raportoi TV Dukagjini, fotografia e re u vendos në të njëjtin vend dhe me të njëjtat përmasa, si dhe u ndërrua ndriçimi i saj. Fotografia u punua nga fondacioni Officeprinty, kurse ndriçimi nga kafiteria Monaco.

Një ditë më vonë, në takimin e Bordit të FboxK, me propozimin e Kryetarit Ramadan Selimi u mor vendim dhe u përkrah unanimisht iniciativa për emërimin e Pallatit të Rinisë e Sporteve me emrin e Heroit Adem Jashari, pasi që i njëjti, që nga viti 2004, nga qytetarët e Prishtinës dhe nga sportistët e vendeve tjera që vijnë në kryeqytet njihej me këtë emër.

FboxK për emërimin e Pallatit të Rinisë e Sporteve “Adem Jashari” pret pëlqimin edhe të Federatave tjera sportive, (nga Federatat e poshtëshënuara, afro 60% e tyre e kanë dhënë pëlqimin, si dhe Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së):
Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Xhudos e Kosovës, Federata e Karatesë e Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës, Federata e Basketbollit të Kosovës, Federata e Hendbollit të Kosovës, Federata e Volejbollit të Kosovës, Federata e Atletikës të Kosovës, Federata e Notit të Kosovës, Federata e sportit shkollorë të Kosovës, Federata e Skitarisë të Kosovës, Federata e Pingpongut të Kosovës, Federata e Tenisit të Kosovës, Federata e Mundjes të Kosovës, Federata e Taekwondos të Kosovës, Federata e Gjimnastikës së Kosovës, Federata e Shahut të Kosovës, Federata e Shenjëtarisë sportive të Kosovës, Federata e Shigjetarisë së Kosovës, Federata e Bodybuildingut të Kosovës, Federata e Çiklizmit të Kosovës, Federata e Boulingut të Kosovës, Federata e Autosporteve të Kosovës, Federata e Aeronautikes të Kosovës, Federata e sporteve universitare të Kosovës, Federata e Kickboxit të Kosovës, Federata Bjeshkatarisë së Kosovës, Federata e punëtorëve sportiv të Kosovës, Organizata e veteranëve të luftës të UÇK-së, Shoqata e invalidëve të luftës të UÇK-së, Shoqata e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ,Shoqata e krijuesve, artistëve dhe letrarëve “Naim Frashëri”, Shtëpia botuese “Lena”, Shtëpia botuese “ProkultPress”,Shoqëria kulturore artistike “Qamili i Vogël”, Ansambli “Prishtina”, Shoqata e Guidave të Kosovës, Punonjësit e pallatit të rinisë dhe sporteve, sportistët, shkrimtarët, poetët, artistët dhe aktivistët e fushave të ndryshme./Klina info/

SHARE